Chiesa e përshëndet Juven

  • A.P /
  • 28 August 2024 - 15:20
Chiesa e përshëndet Juven

Federico Chiesa e ka përshëndetur Juventusin.

Futbollisti italian është duke u nisur për në Angli përmes aeroportit ndërkombëtar të Casellet për ta nisur aventurën e re në Premierligë me fanellën e Liverpoolit.

“Faleminderit për mikpritjen, për këto vite, sinqerisht do t’i mbaj në zemër. Faleminderit Juventus”, shkroi fillimisht ish-futbollisti i Fiorentinës, i cili po largohet kështu nga “Bianconeri”.

“Më vjen keq të largohem kështu nga Juve”, shtoi Chiesa, përcjell “Gazeta Express”.

E ai duket mjaft entuziast për fillimin e eksperiencës së me “Reds”.

“Jam i lumtur dhe i gatshëm për këtë aventurë të re. Mezi presim unë dhe familja ime të nisë kjo eksperiencë”, u shpreh futbollisti italian, i cili shkëlqeu në Euro 2020 me Italinë, por më pas pati rënie në karrierë shkaku i lëndimeve dhe i formës së zbehtë.

Ndonëse flitej se do të transferohej në Barcelonë, megjithatë futbollisti i lindur në vitin 1997 vendosi ta provojë një përvojë të re në Angli, ndërsa sot do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Liverpoolin.

“Reds” thuhet se do t’i paguajnë 13 milionë euro për kartonin e Chiesas. 

(Kosova Sot Online)