Ja trajnerët më të mirë në botë për momentin

  • A.P /
  • 29 August 2024 - 16:50
Ja trajnerët më të mirë në botë për momentin

Tema e lojtarit më të mirë në botë për më shumë se një dekadë ka qenë pjesë e debateve mes tifozëve, me disa që mendojnë se më i miri ishte Lionel Messi e të tjerë që e favorizonin Cristiano Ronaldon.

Por, edhe gara për trajnerin më të mirë ishte e ashpër.

Tash, faqja “Onefootball” i ka pyetur tifozët se cili është trajneri më i mirë në botë për momentin.

Dhe, një pjesë e madhe e votuesve e kanë zgjedhur Carlo Ancelottin, i cili me Real Madridin e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan në edicionin e kaluar.

Pas trajnerit italian renditet spanjolli i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Kurse, vendi i tretë është rezervuar për spanjollin tjetër, Xabi Alonso, i cili bëri sensacion me Bayer Leverkusenin, të cilin e shpalli kampion të Gjermanisë për herë të parë në histori dhe Granit Xhakën me shokë i dërgoi deri në finale të Ligës së Evropës.

Në vendin e katërt gjendet trajneri aktual i Barcelonës, Hansi Flick, i ndjekur nga ai i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili e mbyll Top 5-shen.

Më poshtë gjendet dikur trajneri më i mirë në botë, Jose Mourinho. 


(Kosova Sot Online)