Sparta Praga e Rrahmanit dhe Krasniqit mëson kundërshtarët

  • A.P /
  • 29 August 2024 - 20:05
Sparta Praga e Rrahmanit dhe Krasniqit mëson kundërshtarët

Në Monaco të Francës po tërhiqet shorti i Ligës së Kampionëve për sezonin 2024/25.

Nga ky edicion do të jetë një format i ri, me 36 skuadra pjesëmarrëse.

E Sparta Praga e Albion Rrahmanit dhe Ermal Krasniqit i kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Ekipi çek do të përballet me Interin, Manchester Cityn, Atletico Madridin, Leverkusenin, Salzburgun, Feyenoordin, Brest dhe Stuttgart.

(Kosova Sot Online)