Tërhiqet shorti në Ligën e Evropës

  • A.P /
  • 30 August 2024 - 14:51
Tërhiqet shorti në Ligën e Evropës

Shorti i Europa League ka vendosur Romën në një grup me Tottenham, Eintracht Frankfurt dhe Athletic Club, ndërsa Lazio përballet me FC Porto, Ajax dhe Real Sociedad.

Ashtu si formati i ri i Champions League për sezonin 2024-25, edhe Europa League ka ndryshuar, duke hequr fazën e grupeve dhe duke prezantuar një Fazë të re Ligës.

Kjo do të thotë që çdo skuadër luan kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm – katër në shtëpi dhe katër jashtë – dhe rezultatet llogariten në një tabelë të vetme prej 36 skuadrash.

Të tetë skuadrat e para kalojnë direkt në fazën tjetër, ndërsa skuadrat e renditura në mes të tabelës do të marrin pjesë në një play-off.

Ndeshjet do të luhen më 25-26 shtator, 3 tetor, 24 tetor, 7 nëntor, 28 nëntor, 12 dhjetor, 23 janar dhe 30 janar.

Megjithatë, datat e sakta të këtyre ndeshjeve nuk do të konfirmohen deri në fundjavë, njësoj si në Champions League.

Atalanta fitoi trofeun e Europa League në vitin 2024, por është kualifikuar për Champions League.

(Kosova Sot Online)