
FBK i uron shërim të shpejtë Drilon Hajrizit

Drilon Hajrizi po e kalon një periudhë të vështirë pas problemeve shëndetësore që iu shfaqën së fundmi.
Si rezultat, basketbollistit kosovar iu desh të operohej, ndërsa gjendja e tij është stabile.
Basketbollistit mitrovicas i uruan shërim të shpejtë klubet e Superligës dhe basketbollistë të njohur, ndërsa një gjë të tillë përmes një postimi e bëri sot edhe Federata e Basketbollit të Kosovës.
(Kosova Sot Online)