Dakun e do një tjetër klub rus

  • A.P /
  • 05 September 2024 - 13:40
Dakun e do një tjetër klub rus

Fillimisht, ishte fjala se nuk do të largohej shpejt nga ekipi.

Mirlind Daku është padyshim një hero tek Rubini i Kazanit, veçse edhe heronjtë e kanë një çmim, dhe për sulmuesin kuqezi ka interesim.

Mediat ruse informojnë se klubi i Krasnodarit planifikon të marrë 26-vjeçarin nëse shet sulmuesin kryesor të ekipit, Xhoni Kordoba, përcjell abcnews.

Këtë e thotë gazetari rus, Ivan Karlov.

Babai i Dakut deklaroi disa ditë më parë se djali i tij nuk do ta braktisë tani shpejt Rubinin, por transferimi mund të ndodhë në janar.

Besohet se Rubini do të kërkojë rreth 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, dhe ky do të ishte një përfitim i madh për klubin.

Kjo sepse Rubini e mori Dakun vetëm për 1.2 milionë euro nga Osijeku i Kroacisë.

Sulmuesi kuqezi është futbollisti më I mirë I ekipit të trajnerit Rahimov, duke pasur 5 gola dhe 3 asistime në 7 ndeshje të Premier Ligës së Rusisë, ndonëse për momentin është i dëmtuar.

Ai nuk është grumbulluar në kombëtare në ndeshjet e Ligës së Kombeve tani në shtator.

(Kosova Sot Online)