Juventus dhe Napoli derbi i ditës së sotme

  • A.P /
  • 21 September 2024 - 10:14
Juventus dhe Napoli derbi i ditës së sotme

Juventus dhe Napoli luajnë sfidën derbi të ditës së sotme në Serie A, në kuadër të xhiros së pestë.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 18:00 në “Allianz Stadium”,

Juventus nuk njeh për humbje sezonin e ri kurse Napoli do të mundohet sonte t’i shkaktojë disfatën e parë “Zonjës së Vjetër”.

Napoletanët kanë një humbje edicionin e ri nga Verona.

Në pesë takimet e fundit mes këtyre dy skuadrave, tri fitore ka Napoli, një Juventusi dhe një ndeshje ka përfunduar pa fitues.


(Kosova Sot Online)