Ja rezultatet nga dy ndeshjet në Superligën e Kosovës

  • A.P /
  • 21 September 2024 - 17:06
Ja rezultatet nga dy ndeshjet në Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat minimal 0:1.

Ishte Ahmed Januzi që realizoi në minutën e 72-të të takimit.

Me këtë fitore, Llapi tani shkon në kuotën e 10 pikëve të grumbulluara, tri më pak se Prishtina e Suhareka që prijnë.

Në anën tjetër, Ferizaj mbetet i fundit me vetëm katër pikë të grumbulluara.

Fitore sot shënoi edhe Suhareka që në shtëpi e mposhti Feronikelin 74 me rezultat 2:0.

Mevlan Zeka kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë shtesë në pjesën e parë nga penalltia.

E në minutën e 56-të, Zeka shënoi sërish për 2:0.

Me këtë fitore, Suhareka shkon në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Prishtina.

Në anën tjetër, Feronikei 74 mbetet i fundit ende pa pikë.

(Kosova Sot Online)