Mediumi serb: Granit Xhaka i udhëheq zviceranët kundër shqiponjave

  • A.P /
  • 03 October 2024 - 14:52
Mediumi serb: Granit Xhaka i udhëheq zviceranët kundër shqiponjave

Mediat serbe iu kanë kushtuar rëndësi të veçantë dy yjeve të futbollit shqiptar, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, të cilët kanë qenë gjithmonë protagonistë, sa herë që Zvicra është përballur me Serbinë.

E këto dy Kombëtare do të përballen prapë më 12 tetor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

E derisa sot selektori Murat Yakin e shpalli listën e të ftuarve për ndeshjet me Serbinë e Danimarkën, prezentë në këtë listë ishin dy shqiptarë, Granit Xhaka e Andi Zeqiri.

“Xhaka i udhëheq zviceranët kundër shqiponjave, Shaqiri nuk vjen në Serbi, kjo është lista përfundimtare e Murat Yakinit. Si kapiten, si edhe në periudhën paraprake, Zvicra do të drejtohet nga Granit Xhaka, ndërsa sërish në skuadër nuk është Xherdan Shaqiri, i cili vendosi t’ia japë lamtumirën Kombëtares këtë verë”, shkroi mediumi serb, “Kurir”.


(Kosova Sot Online)