Sot do të fillojë java e tetë në Superligën e Kosovës

  • A.P /
  • 04 October 2024 - 08:32
Sot do të fillojë java e tetë në Superligën e Kosovës

Sot do të fillojë java e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Nga ora 15:00 zhvillohet ndeshja e vetme në program për sot mes Ferizajt dhe Dukagjinit.

Dy ekipet kërkojnë fitore për t’i ikur fundit të tabelës.

Momentalisht, Dukagjini i Klinës ka gjashtë pikë në vendin e tetë, kurse Ferizaj është i parafundit me dy pikë më pak.

Kujtojmë se pozita e 10 dhe e 9 dërgojnë në Ligën e Parë, kurse vendi i tetë në barazh.


(Kosova Sot Online)