Arteta i mahnitur nga paraqitja e Nwaherit

  • A.P /
  • 31 October 2024 - 13:58
Arteta i mahnitur nga paraqitja e Nwaherit

“Ai dëshiron të bëjë gjëra që të ndodhin” – Mikel Arteta i befasuar nga talenti i Arsenalit, Ethan Nwaneri, dhe do ta përkrah mesfushorin në përparimin e tij pas një një paraqitjeje të shkëlqyer në Carabao Cup

Talenti i Arsenalit, Ethan Nwaneri, ishte në formë gjatë fitores 3-0 ndaj Preston, dhe Mikel Arteta  ka plot lëvdata për të.

Nwaneri ishte titullar nga Arteta për ndeshjen e Carabao Cup ndaj Preston, dhe 17-vjeçari arriti të impresionojë tifozët e Arsenalit duke shënuar në pjesën e parë, ndërsa skuadra e tij kaloi lehtësisht në çerekfinale pas fitores 3-0 si mysafirë.

Nwaneri është parë si një potencial dhe yll në ngritje nga tifozët e Arsenalit, pasi 17-vjeçari ka treguar shumë premisa në sistemin e të rinjve dhe ka befasuar gjithashtu në kohën e tij të kufizuar me ekipin e parë.

Ai shënoi dy gola në ndeshjen e parë në nivel të seniorëve kundër Boltonit që Arsenali fitoi 5-1, ndeshje kjo e zhvilluar në raundin e kaluar të Carabao Cup. Arteta tani e ka lavdëruar talentin e akademis Hale End pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në Deepdale.

“Ai e bëri këtë dje në stërvitje, kështu që e ka bërë këtë gjë si zakon. Ai është një talent i madh, ka qëndrim të duhur, ka lojtarët e duhur dhe kontekstin rreth tij, dhe ne duhet të sigurohemi që ta adaptojmë atë hap pas hapi!”

“Ai do të diktojë se si do të përparojë. Por unë jam shumë, shumë i lumtur me të… Ai dëshiron të prekë çdo top, dëshiron të bëjë që gjërat të ndodhin. Jashtë, përreth djemve, ai është akoma pak i qetë, por kjo është e zakonshme. Ai është akoma vetëm 17 vjeç. Etika e tij e punës është e jashtëzakonshme dhe ai e do atë që bën”, tha Arteta, kur u pyet se si mund të sigurojë që lojtari të mos pengohet.

Pavarësisht paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Carabao Cup, është e pamundur që Nwaneri të jetë titullar për Artetan në ndeshjen e tyre të ardhshme në Premier League ndaj Newcastle të shtunën, më 2 nëntor. 

(Kosova Sot Online)