Vështirë ta gjesh një 9-sh si Lewandowski

  • A.P /
  • 14 November 2024 - 13:33
Vështirë ta gjesh një 9-sh si Lewandowski

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco e ka shprehur brengën e tij dhe të klubit për pasardhësin e Robert Lewandowskit.

Veterani i sulmit po shkon drejt fundit të eksperiencës në gjigantin katalunas përkundër formës së hatashme që po e shfaq në këtë sezon.

E “Blaugrana” janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij pasi sulmuesi polak mund të largohet nga Katalunia gjatë verës së ardhshme pasi nuk po i mungojnë ofertat e majme nga Arabia Saudite.

“Ne po punojmë për të ardhmen. Ajo që shpresoj është që Lewandowski ta vazhdojë këtë nivel që është duke e pasur. Është njëri prej profesionistëve më të mirë që e kam parë ndonjëherë në jetë. Nuk është rastësisht aty ku është. Nuk e ka ‘pahiri’ ende këtë nivel dhe nuk shënon aq shumë gola në moshën 36 vjeçare. Mendoj se është mjaft e vështirë ta gjesh një sulmues si Robert sot. Janë vetëm një apo dy të këtij niveli”, deklaroi fillimisht Deco për mediumin spanjoll “Mundo Deportivo”.

“Ndoshta Haaland dhe ndonjë tjetër. Nuk ka shumë të këtij niveli në dispozicion. Por, ne nuk jemi të fokusuar tash për ta gjetur një sulmues sepse jemi të koncentruar fillimisht tek ajo çka mund ta bëjë Lewa. Mendoj se është i lumtur që është këtu. Është një fitimtar, e ka një klauzolë që ia mundëson të vazhdojë nëse e arrin një seri të objektivave. Por, një lojtar si Robert nuk do të jetë i motivuar nga paratë, por nga entuziazmi dhe shpresoj që e ka dëshirën për të vazhduar edhe në sezonin tjetër. Do të ishte shenjë se ky sezon ishte i mirë”, vazhdoi legjenda portugeze. 

(Kosova Sot Online)