Italia mposht minimalisht Belgjikën

  • A.P /
  • 15 November 2024 - 08:12
Italia mposht minimalisht Belgjikën

Italia ka shënuar fitore sonte, duke e mposhtur minimalisht Belgjikën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sandro Tonali shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 11-të

Ishte njëherit ky goli i parë i tij me fanellën azure.

Me këtë fitore, Italia e konfirmoi formën e mirë në të cilën po kalon, pasi gjendet në vendin e parë me 13 pikë, tri më shumë se Franca.

Në anën tjetër, Belgjika mbetet e treta me katër pikë dhe pa gjasa për dy pozitat e para në grup.


(Kosova Sot Online)