Kosova e ka dominuar Rumaninë në pjesën e parë

  • A.P /
  • 15 November 2024 - 21:44
Kosova e ka dominuar Rumaninë në pjesën e parë

Kosova e ka dominuar Rumaninë në pjesën e parë të ndeshjes në Bukuresht.

Minuta e gjashtëmbëdhjetë ka sjellë një moment të mirë për Kosovën, kur Jashari ka bërë një goditje të fortë, por që portieri rumun e ka ndalur. 

Në minutën e njëzet e nëntë, Kosova ka qenë shumë pranë golit me një ku protagonistë kanë qenë Zhegrova dhe Muriqi. Fillimisht Zhegrova e ka provuar nga afër, por goditja e tij është bllokuar nga një mbrojtës rumun. Më pas, topin e kthyer e ka goditur Muriqi, por edhe përpjekja e tij është ndalur nga portieri vendas.

Nga ana tjetër, Rumania rastin më të mirë e ka pasur minutën e dyzetë, kur Stanciu e ka goditur shtyllën, duke e lënë ndeshjen të hapur për pjesën e dytë.

Nis ndeshja Rumani - Kosovë

(E plotësuar, 20:45 )Ka nisur ndeshja Rumani - Kosovë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e parë në Prishtinë, Rumania kishte fituar me rezultat 3-0. Aktualisht, Grupi 2 në Ligën C kryesohet nga Rumania me dymbëdhjetë pikë, ndërsa Kosova ndjek me nëntë pikë, pasuar nga Qipro me tri pikë dhe Lituania pa pikë.


(Kosova Sot Online)