Ronaldo e shënon golin e 916-të në karrierë

  • A.P /
  • 07 December 2024 - 13:14
Ronaldo e shënon golin e 916-të në karrierë

Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën e lartë në Arabi Saudite.

Portugezi ka shënuar edhe në duelin e sotëm që skuadra e tij Al-Nassr është duke e zhvilluar ndaj Al-Ittihad.

39-vjeçari realizoi në minutën e 55-të në këtë ndeshje për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Megjithatë, kjo epërsi zgjati vetëm dy minuta, pasi ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Karim Benzema barazoi shifrat në 1-1.

Për Ronaldon, ky është goli i 916-të në karrierën e tij profesionale.

(Kosova Sot Online)