
Dikur yll i Premierligës derisa sot qet kafe në Kroaci

Ndoshta gjeneratat e reja sot nuk e njohin shumë, por Mark Viduka ka lënë gjurmë në futbollin evropian.
Sulmuesi me nënshtetësi australiane kishte luajtur me sukses në Premierligë, e cila konsiderohet si liga më e fortë në Evropë.
I lindur dhe rritur në “kontinentin e kangurëve”, futbollisti me prejardhje kroate zbarkoi në “kontinentin e vjetër” në vitin 1995 për të luajtur fillimisht në Kroaci, për të vazhduar më pas në Skoci e në Angli.
Në Premierligë suksesin më të madh e arriti në Leeds United, i cili në atë kohë ishte jashtëzakonisht i fortë.
Krahas Leedsit, sulmuesi i fuqishëm dhe luftarak kishte luajtur edhe në Middlesbrough e Newcastle United.
Gjithashtu, ndonëse me prindër kroat, kishte luajtur për Australinë, me të cilën ishte paraqitur 53 herë dhe i kishte realizuar 11 gola.
E tash, mediat kroate kanë zbuluar se ish-sulmuesi i njohur është zhvendosur për të jetuar në Zagreb, ku e ka hapur një kafene, në të cilën punon edhe vetë duke bërë me shumë kënaqësi kafe e gjëra të tjera.
(Kosova Sot Online)