Bashkimi ndahet me trajnerin

  • A.P /
  • 30 December 2024 - 14:26
Bashkimi ndahet me trajnerin

Klubi i basketbollit Bashkimi ka bërë ndryshime sot, në shtabin teknik dhe në ekip.

Prizrenasit kanë njoftuar se janë ndarë me trajnerin Darko Radulovic, me një marrëveshje të dyanshme, ndërsa e kanë falënderuar atë për punën dhe për kontributin e bërë në ekip.

Ndërkaq, klubi Portokalli tutje ka shtuar se trajnerin e ri do ta prezantojë në ditët në vazhdim.

Bashkimi e kishte nisur furishëm sezonin e ri me trajnerin maqedonas duke i regjistruar shtatë fitore radhazi, por më pas i pësuan pesë humbje në shtatë ndeshjet e fundit dhe kjo bëri që palët ta mbyllin bashkëpunimin e dytë mes tyre, pas atij të vitit 2022.

(Kosova Sot Online)