Jose Mourinho tronditë Turqinë

  • A.P /
  • 25 February 2025 - 08:48
Jose Mourinho tronditë Turqinë

Galatasaray ka bërë të ditur se do të bëjë ankesë në UEFA dhe në Federatën Turke të Futbollit për një deklaratë që portugezi e dha pas derbit mes tyre, e të cilën Galata e konsideron raciste.

“Në stolin e Galatasarayt po kërcenin si majmunët”, tha Mourinho, duke shkaktuar polemika të mëdha në opinionin sportiv dhe publik në Turqi, ku shpejt nisi reagimi i gjerë “Thuaj JO racizmit”.

Galatasaray, që aktualisht kryeson kampionatin me gjashtë pikë epërsi ndaj Fenerbahçes, ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke kërkuar ndëshkim për portugezin. 

(Kosova Sot Online)