
Messi flet për kohën në PSG: Nuk e shijova fare

Lionel Messi ka folur rreth largimit të tij nga Barcelona në drejtim te PSG-së si transferim i lirë.
Messi u largua nga Katalonia pasi nuk arriti të gjente një gjuhë të përbashkët me klubin për vazhdimin e kontratës.
Pas javëve të tëra me bisedime intenzive, një marrëveshje s’u gjet shkaku i problemeve financiare të Barcelonës dhe erdhi deri te largimi i Messit si përfundim.
Koha e tij në Paris e shihte atë duke fituar dy herë titullin e kampionit, si pjesë e një ekipi “all-star” me Kylian Mbappen dhe Neymar Jr.
Megjithatë, nuk ishte Lionel Messi i zakonshëm, ishte hija e tij. Paraqitjet e tij më të mira erdhën me Argjentinën. Ai e fitoi më në fund Kupën e Botës në vitin 2022.
Messi nuk pranoi të vazhdojë më tutje me PSG-në pas sezonit 2022/23. Messi iu bashkua Inter Miamit në korrik të vitit 2023.
“M’u desh të largohem nga Barcelona për të kaluar në Paris, ishte vendim që e mora shpejt, por nuk kalova mirë, nuk e shijova atë periudhë”, tha Messi.
“Nuk isha i lumtur gjatë gjithë kohës. Kisha vështirësi të adaptohem”, shtoi Messi.
(Kosova Sot Online)