Kapitenët e Realit dhe të Atleticos me mesazh para përballjes

  • A.P /
  • 04 March 2025 - 10:22
Kapitenët e Realit dhe të Atleticos me mesazh para përballjes

Real Madridi dhe Atletico Madridi do të përballen sonte mes vete në një ndeshje që pritet të jetë mjaft “e nxehtë” në fushën e blertë.

Skuadrat madrilene do të luajnë në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve dhe kjo pa dyshim do të jetë ndeshja kryesore e natës së sontme.

E për ta qetësuar situatën para këtij derbi të madh dhe për t’i shmangur incidentet eventuale mes tifozëve, Policia Kombëtare e Spanjës e ka publikuar një video përmes së cilës iu bëhet thirrje tifozëve që ta shijojnë këtë ndeshje pa shkaktuar dhunë.

Kapitenët e të dyja ekipeve madrilene janë bërë bashkë për ta bërë këtë mesazh mjaft domethënës.

“Jemi rivalë, jo armiq”, shihet duke thënë kapiteni i Realit, Luka Modric.

“Mos e ngatërroni pasionin me dhunë”, u shpreh kapiteni i Atleticos, Koke.


(Kosova Sot Online)