
Liverpooli e shokon PSG-në në minutat e fundit

Liverpooli e ka shokuar Paris Saint-Germainin në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
“Reds” shënuan gol në minutën e 87-të përmes zëvendësuesit të artë, Harvey Elliott.
Pas një kundërsulmi, “Të Kuqtë” e realizuan një gol mjaft të rëndësishëm për rrugëtimin e tyre në Champions.
Portieri Allison Becker ka qenë hero i anglezëve pasi i bëri disa pritje të jashtëzakonshme, teksa PSG-ja e dominoi totalisht lojën.
Por, kur nuk shënon, pëson.
(Kosova Sot Online)