Lautaro e komenton fitoren dhe i zbulon synimet në Champions

  • A.P /
  • 06 March 2025 - 10:48
Lautaro e komenton fitoren dhe i zbulon synimet në Champions

Lautaro Martinez ka qenë edhe një herë protagonist tek Interi.

Sulmuesi argjentinas e shënoi njërin nga dy golat e mbrëmshëm të “Nerazzurri” në fitoren 2:0 në udhëtim ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.

Përfaqësuesi argjentinas e komentoi fillimisht ndeshjen e zhvilluar në Holandë.

“Jam mjaft i kënaqur për këtë fitore sepse Interi e ka demonstruar edhe një herë se përmes grupit mund t’i kalojë vështirësitë. Një fitore e bukur në një ambient të vështirë dhe në një stadium mjaft të nxehtë”, deklaroi fillimisht Lautaro.

A është Championsi objektiv i vërtetë sezonal i Interit? “Nuk mund ta them këtë, mendojmë lojë pas loje. Sot e dhamë një shenjë të madhe. Janë disa muaj që luajmë çdo 2-3 ditë, por ne e mbrojmë gjithmonë fanellën tonë dhe do të japim gjithmonë gjithçka për këtë fanellë.

A do të dëshiroje të vazhdojë përjetë në Inter? “Natyrisht se po, këtu jam i lumtur. Çdo ditë zgjohem me dëshirën për të shkuar në fushën e blertë. Edhe familja ime është e lumtur këtu”, përfundoi Lautaro. 

(Kosova Sot Online)