Haaland, Usain Bolt-i i Champions League-s

  • A.P /
  • 10 March 2025 - 10:59
Haaland, Usain Bolt-i i Champions League-s

Çfarë kanë të përbashkët Kylian Mbappé dhe Mama Baldé i Brest? Sipas të dhënave të mbledhura nga UEFA, të dy janë pjesë e top-10 lojtarëve më të shpejtë në Champions League 2024-25. Kjo renditje, e cila mund të ndryshojë, është bazuar në performancat e konfirmuara gjatë fazës së grupeve, play-off-eve dhe ndeshjeve të para të 1/8-ve të finales.

Në krye të kësaj renditjeje është Erling Haaland, i cili ka arritur një shpejtësi prej 36.6 km/h në një nga ndeshjet me Manchester City-t, duke lënë pas Achraf Hakimi të PSG (36.5 km/h) dhe Kylian Mbappé të Real Madrid (36.4 km/h). Në pesëshen e parë bëjnë pjesë edhe Matheus Nunes i Manchester City-t (36.3 km/h) dhe sulmuesi i Brest-it, Mama Baldé (36.1 km/h).

Në fund të top-10, ndodhet Abdukodir Khusanov (35.6 km/h), blerja e dimrit e Manchester City-t, i cili ka tejkaluar Vinicius Junior (Real Madrid, 35.4 km/h), Kingsley Coman (Bayern Munich, 35.4 km/h) dhe Bradley Barcola (PSG, 35.3 km/h).

Për një krahasim, kur Usain Bolt vendosi rekordin botëror në 100 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës 2009 me kohën 9.58 sekonda, ai vrapoi me një shpejtësi mesatare 37.58 km/h, me një kulm maksimal prej 44.72 km/h.

10 lojtarët më të shpejtë në Champions League 2024-25:

Erling Haaland – 36.6 km/h (Manchester City)

Achraf Hakimi – 36.5 km/h (PSG)

Kylian Mbappé – 36.4 km/h (Real Madrid)

Matheus Nunes – 36.3 km/h (Manchester City)

Mama Baldé – 36.1 km/h (Brest)

Nicolas Kuhn – 35.9 km/h (Celtic)

Chemsdine Talbi – 35.9 km/h (Bruges)

Adam Daghim – 35.6 km/h (Salzburg)

Ibrahim Osman – 35.6 km/h (Feyenoord)

Abdukodir Khusanov – 35.6 km/h (Manchester City)


(Kosova Sot Online)