Newcastle e 'kapërcen' në renditje Cityn

  • A.P /
  • 08 April 2025 - 08:55
Newcastle e 'kapërcen' në renditje Cityn

Me dy golat e Jacob Murphyt, në minutën e dytë dhe njëmbëdhjetë, si dhe një tjetër të Havey Barnesit në minutën e 34-t, Newcastle ka shënuar fitoren e tretë rresht në Premier League të Anglisë.

Newcastle të hënën mbrëma mposhti në udhëtim ish-kampionin e Anglisë, Leicester Cityn me rezultat të thellë, 3:0.

Newcastle është ngritur në vendin e pestë me 53 pikë, një më shumë se Manchester City.

Newcastle ka një ndeshje më pak se Manchester City.

Leicester City rrezikon rënien në Championship. Zë vendin e parafundit me 17 pikë.

(Kosova Sot Online)