Messi shkëlqen me dy gola e një asistim

  • A.P /
  • 10 April 2025 - 10:52
Messi shkëlqen me dy gola e një asistim

Lionel Messi ka vazhduar të dhurojë spektakël në futbollin amerikan.

Legjenda argjentinase ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren e Inter Miamit ndaj Los Angeles FC me rezultat 3:1.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë i realizoi dy gola dhe e bëri një asistim në fitoren e ekipit nga Florida, i cili me këtë rast e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të CONCACAF Champions Cup.

Ndeshjen e parë e kishte fituar Los Angeles FC me rezultat 1:0, por Messi me shokë e përmbysën rezultatin dhe tash e shohin veten në gjysmëfinale, me ç’rast do të synojnë ta fitojnë këtë trofe.

Ish-futbollisti i Barcelonës e Paris Saint-Germainit në këtë sezon i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 3 asistime në 9 ndeshje të zhvilluara. 

(Kosova Sot Online)