
Dembele i lënduar, pritet të mungojë ndaj rivalit të radhës

Ousmane Dembele, anësori i Kombëtares së Francës dhe njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Paris Saint-Germain këtë sezon, pritet të mungojë në ndeshjen e radhës në Ligue 1.
Klubi francez ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare se sulmuesi 27-vjeçar ka pësuar një lëndim në kofshën e djathtë, duke e bërë të pamundur aktivizimin e tij në fundjavë.
Dembele do të jetë në garë me kohën për t’u rikuperuar për ndeshjen e kthimit ndaj Arsenalit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, por nuk pritet të jetë në formën e tij më të mirë.
Forma e tij këtë sezon ka qenë mbresëlënëse. Në 45 paraqitje në të gjitha garat me PSG-në, ai ka realizuar 33 gola dhe ka dhënë 12 asistime, duke u kthyer në një pikë kyçe për trajnerin Luis Enrique.
(Kosova Sot Online)