Tifozat Kuq e Zi reagojnë për biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi

  • A.P /
  • 14 May 2025 - 12:00
Tifozat Kuq e Zi reagojnë për biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi

Tifozët zyrtarë të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” kanë dalë me reagim për mënyrën se si ka vendosur Federata Shqiptare për ndarjen e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e cila do të luhet më 7 qershor në Tiranë.

Kjo tifozeri e kanë quajtur si mashtruese FSHF-në.

“Kur je pjesë e Tifozëve të Kombëtares, fiton “shortin” pa short. Kur je TKZ, të përjashtojnë në emër të “gjithëpërfshirjes”. Mashtrimi ka emër: Federata Shqiptare e Futbollit. Reagimi ndaj kësaj padrejtësie nuk do mbetet një zemërim i shtypur, do jetë i ashpër dhe i pandalshëm”, shkruajnë “Tifozat Kuq e Zi”. 

(Kosova Sot Online)