Lewandowski heq dorë nga ftesa e Polonisë

  • A.P /
  • 27 May 2025 - 15:07
Lewandowski heq dorë nga ftesa e Polonisë

Robert Lewandowski, i cili do t’i mbushë 37 vjet në muajin gusht, ka njoftuar se nuk do të luajë për Poloninë në dy ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Botërorin 2026 kundër Moldavisë dhe Finlandës, të cilët do të luhen në muajin qershor.

Vendimi i veteranit të sulmit lidhet me lodhjen e akumuluar gjatë sezonit që sapo përfundoi, e mbi të gjitha me lëndimin muskulor të pësuar në këmbën e majtë, të pësuar në muajin prill, i cili ia pamundësoi të paraqitej në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Lewandowski i ka zhvilluar megjithatë 58 ndeshje dhe në total i kishte 4.320 minuta të luajtur gjatë tërë sezonit.

“Për shkak të rrethanave dhe të intensitetit të sezonit me klubin, unë dhe trajneri kemi vendosur bashkërisht që të mos marr pjesë në grumbullimin e Kombëtares polake në muajin qershor. Të luaj për fanellën bardhëkuqe ka qenë gjithmonë një ëndërr që është realizuar për mua, por ndonjëherë trupi ta jep një sinjal se ka nevojë për pak pushim”, shpjegoi ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut.

Polaku do të rikthehet të jetë numër 9 titullar i Barcelonës në sezonin 2025-26, por është i vetëdijshëm për pritshmëritë dhe konkurrencën, me Barcelonën që është e vendosur për t’u bërë gjithnjë e më e fortë pasi fitoi thuajse gjithçka në këtë sezon, përpos Championsit.

Sulmuesi i rrezikshëm do të pushojë së bashku me shokët e skuadrës derisa klubet tjera të mëdha evropiane do të luajnë në Botërorin e Klubeve. 

(Kosova Sot Online)