
Milan synon Retegui për ekipin e ri të Allegrit

Milan po shfaq interes për sulmuesin e Atalanta-s dhe Italisë, Mateo Retegui, sipas Gianluca Di Marzio nga Sky Sport Italia.
Pas mbërritjes së trajnerit të ri Max Allegri, Milani po kërkon të përmirësojë sulmin, pasi Jovic pritet të largohet, ndërsa Tammy Abraham do të rikthehet te Roma.
Retegui, i cili u shpall golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon me 25 gola e tetë asistime, është opsioni kryesor për sulmin e Italisë.
Atalanta e bleu Retegui nga Genoa në gusht 2024 për 20.9 milionë euro, pasi Scamacca pësoi një dëmtim të rëndë.
Ky transfer do të jetë shumë i shtrenjtë dhe i vështirë për Milanin, sidomos pasi nuk u kualifikuan në Evropë, ndërsa Atalanta do të luajë sërish në Ligën e Kampionëve.
(Kosova Sot Online)