Ronaldo e lartëson Yamalin: Është një fenomen

  • A.P /
  • 09 June 2025 - 15:11
Ronaldo e lartëson Yamalin: Është një fenomen

Lamine Yamal e kishte një natë të vështirë mbrëmë në Munich, por ylli i ri spanjoll mori lëvdata nga Cristiano Ronaldo.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili e kishte zhvilluar ndeshjen e parë si futbollist profesionist kur ishte 17 vjeç me Sporting Lisbonës, ka kërkuar që të mos i bëhet presion i madh yllit të ri të Barcelonës, i cili kishte debutuar megjithatë si profesionist si 15 vjeçar, në prill të vitit 2023.

“Ai do të fitojë shumë trofe, si në nivelin kolektiv ashtu edhe në atë individual”, deklaroi Ronaldo pas finales së Ligës së Kombeve, të cilën Portugalia e fitoi kundër Spanjës përmes penalltive.

“Është veç 17 vjeçar… E përsëris: është një lojtar i ri me mundësi të arta dhe me gjasa reale për t’u përmirësuar. Është një fenomen, duhet ta lëmë të qetë, kjo është ajo që e kërkoj. E ka një karrierë mjaft të gjatë përpara vetes dhe sigurisht se do ta fitojë Ligën e Kombeve disa herë”, vazhdoi 40 vjeçari.

Përkundër paraqitjes së zbehtë mbrëmë, Yamal shihet si njëri prej kandidatëve seriozë për ta fituar Topin e Artë për vitin 2025. 

(Kosova Sot Online)