
Duka reagon përmes një postimi

Kombëtarja shqiptare zhgënjeu përsëri mbrëmë në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2026.
Kuqezinjtë nuk arritën më shumë se një barazim me Letoninë në udhëtim, 1:1, duke iu zbehur kështu dukshëm gjasat për ta shkruar historinë, respektivisht për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të parë në histori.
E pas dy barazimeve të qershorit (me Serbinë e me Letoninë) përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar kreu i FSHF-së, Armand Duka, i cili beson se Kuqezinjtë do të rikthehen fuqishëm në ndeshjet e shtatorit.
(Kosova Sot Online)