
Man City e nis me fitore Kupën e Botës

Manchester City e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës për Klube.
“Citizens” triumfuan 2:0 ndaj ekipit maroken, Wydad.
Phil Foden kaloi anglezët në avantazh në minutën e dytë të ndeshjes.
Ishte Foden që asistoi në golin e dytë për Jeremy Doku në minutën e 42-të, që në fund doli të ishte rezultati i këtij takimi.
Me këtë fitore, Manchester City ka tri pikë në vendin e parë në grupin G, ku bëjnë pjesë edhe Juventus dhe Al Ain.
(Kosova Sot Online)