Ronaldo e përshëndet trajnerin Pioli

  • A.P /
  • 25 June 2025 - 14:11
Ronaldo e përshëndet trajnerin Pioli

Një lamtumirë dhe një falënderim special e kanë shoqëruar largimin e Stefano Piolin nga Al Nassr.

“Faleminderit për gjithçka” dhe një emoji me dy duar të lutjes, i përcjellë me foton e trajnerit italian, respektivisht postimin e Al Nassr.

Ishte ky postimi i sotëm i Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale për ta përshëndetur tashmë ish-trajnerin e tij, i cili u largua së fundmi.

Mes tyre duket se nuk ka pasur një raport të shkëlqyer, sa që flitej se ishte vetë “CR7” ai që e kishte kërkuar “kokën” e trajnerit italian, i cili e mbylli sezonin në vendin e tretë pa e siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve aziatike për sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)