Mesfushori i Kombëtares duhet t’i tregojë Interit se sa vlen

  • A.P /
  • 26 June 2025 - 12:09
Mesfushori i Kombëtares duhet t’i tregojë Interit se sa vlen

Kristjan Asllani ka luajtur titullar me Interin në 3 ndeshjet e para të grupit në Botërorin e Klubeve.

Kjo për shkak të dëmtimit të mesfushorit Hakan Çalhanoglu.

Mesfushori i Kombëtares tashmë ka një mundësi të artë me zikaltërit për të treguar sa vlen në mungesë të turkut.

Hakan do të kthehet në Itali dhe do të presë aty shokët e skuadrës deri në fillimin e stërvitjes verore që të rikthehet në fushë.

Mesfushori në fakt ka pësuar një problem të ri muskulor në pulpën e djathtë, konkretisht në soleus, në një zonë të ndryshme nga ajo që dëmtoi në finalen e Ligës së Kampioneve pothuajse një muaj më parë.

Prandaj, duke pasur parasysh frekuencën e lëndimeve (gjashtë gjatë sezonit), stafi mjekësor ka vendosur që të pushojë si masë paraprake.

“Corriere dello Sport” shkruan se qëllimi është që të rikuperohet plotësisht duke shmangur rreziqet e panevojshme pas një sezoni në të cilin Çalhanoglu nuk arriti kurrë të arrinte dhe të ruante gjendjen e tij më të mirë fizike.

(Kosova Sot Online)