Manchester City ka shënuar fitore ndaj Juventusit

  • A.P /
  • 27 June 2025 - 08:00
Manchester City ka shënuar fitore ndaj Juventusit

Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj Juventusit në ndeshjen e fundit të fazëes së grupeve në Kupën e Botës për Klube.

Citizens triumfuan thellë 2:5 ndaj italianëve.

Jeremy Doku kaloi anglezët në epërsi qysh në minutën e nëntë të ndeshjes.

Kundërpërgjigja erdhi vetëm dy minuta më vonë nëpërmjet Koopmeiners.

Kalulu shënoi autogol në minutën e 26-të për t’i dhënë epërsinë Manchester Cityt.

Erling Haaland shënoi për 1:3 në minutën e 52-të të takimit.

Phil Foden realizoi për 1:4 në minut ën e 69-të, kurse gjashtë minuta më vonë Savinho realizoi për 1:5.

 Vlahovic shënoi në minutën e 84-të të ndeshjes për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Manchester City e mbyll grupin në vendin e parë me nëntë pikë, kurse Juventusi mbetet i dyti me tri më pak.


(Kosova Sot Online)