Real Madridi fiton ndaj Salzburgut

  • A.P /
  • 27 June 2025 - 10:19
Real Madridi fiton ndaj Salzburgut

Real Madridi e ka mbyllur fazën e grupeve në Kupën e Botës për Klube si lider.

“Los Blancos” shënuan fitore të thellë 0:3 ndaj Salzburgut në xhiron e fundit.

Vinicius Junior realizoi për 0:1 në minutën e 40-të, pas asistit nga Jude Bellingham.

Fede Valverde shënoi për 0:2 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, i asistuar bukur nga Vinicius Junior.

 E për 0:3 u përkujdes Garcia që shënoi në minutën e 84-të.

Me këtë fitore, Real Madridi e mbyll në vendin e parë me 7 pikë, kurse Al Hilal kualifikohet tutje si i dyti.

Salzburgu në anën tjetër mbetet jashtë me katër pikë, kurse krejt në fund ishte Pachuca me 0 pikë.


(Kosova Sot Online)