Williams i vendos kushte Barçës

  • A.P /
  • 30 June 2025 - 15:08
Williams i vendos kushte Barçës

Transferimi i Nico Williamsit në Barcelonë mund të dështojë.

Kërkesat e futbollistit të Athletic Bilbaos po konsiderohen si të papranueshme nga drejtuesit e gjigantit katalunas.

Në fakt, sipas mediumit spanjoll “Marca”, ajo që ylli i Euro 2024 nuk e dëshiron janë problemet me regjistrimin, siç ndodhi vitin e kaluar me Dani Olmon.

Barça nga ana e saj është e vendosur: “Blaugrana” nuk pranojnë kushte nga ana e lojtarit, të cilat i konsiderojnë si të papranueshme.

(Kosova Sot Online)