
Arijanet Muriçin e duan në Itali

Arijanet Muriç pritet të largohet nga Ipswich Town gjatë kësaj vere.
Pasi klubi anglez nuk arriti të mbijetonte në Premierligë, përfaqësuesi kosovar po e mendon largimin.
Dhe, interesimi për portierin shqiptar nga Mali i Zi nuk po mungon.
Për këtë siguron gazetari sportiv, Dominik Schneider.
Sipas tij, portierin shtatlartë e pëlqejnë në Itali e në Francë.
(Kosova Sot Online)