
Rikthim i madh për Milot Rashicën

Milot Rashica është shumë pranë rikthimit në Bundesligën gjermane, këtë herë te skuadra e Borussia Monchengladbach.
Sipas mediave turke, Gladbach ka arritur marrëveshje në parim me Besiktasin për transferimin e anësorit kosovar, duke ofruar 10 milionë euro për kartonin e tij – ofertë që është pranuar nga klubi turk.
Transferimi pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh, pasi palët kanë rënë dakord për kushtet e përgjithshme. Rashica ka kontratë me Besiktasin deri më 2027, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
(Kosova Sot Online)