Milan kërkon zëvendësues për Theo Hernandezin

  • A.P /
  • 14 July 2025 - 09:37
Milan kërkon zëvendësues për Theo Hernandezin

Pas largimit të Theo Hernandezit, AC Milan është në kërkim të një mbrojtësi të majtë që do të mbulojë boshllëkun e lënë në krahun e mbrojtjes.

Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e klubit kuqezi po shqyrtojnë disa opsione, dhe një prej emrave të përmendur është ai i Mario Mitajt, mbrojtës i Kombëtares së Shqipërisë. Emri i tij është lidhur me interesimin e Igli Tares, por duket se Mitaj nuk është prioriteti kryesor për Milanin.

Arsyeja është se lojtari shqiptar, i cili luan në Arabinë Saudite, nuk e ka në plan të largohet nga aty në këtë merkato vere.

Në krye të listës për të zëvendësuar Theo Hernandezin është Archie Brown, mbrojtës i majtë anglez që aktivizohet te Gent në Belgjikë. 23-vjeçari ishte transferuar te klubi belg nga Lausanne Sport për 4 milionë euro, dhe tashmë shihet si alternativa më serioze për krahun e majtë të mbrojtjes së Milanit.

(Kosova Sot Online)