Parma interesohet për Armando Brojën

  • A.P /
  • 19 July 2025 - 10:45
Parma interesohet për Armando Brojën

Armando Broja pritet të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi shqiptar mund të përfundojë në Serie A të Italisë, sipas raportimeve.

Gazetari italian, Nicolo Schira raporton se Parma ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseat.

Broja nuk arriti ta gjente veten te Chelsea, me disa huazime dhe pengesat që i pati në lëndime, duke mos e arritur asnjëherë atë potencialin e madh që e pati.

(Kosova Sot Online)