Club Brugge paralajmëron Milanin

  • A.P /
  • 21 July 2025 - 11:52
Club Brugge paralajmëron Milanin

Trajneri i Club Brugge, Nicky Hayen, ka deklaruar se situata e Ardon Jasharit është shumë e qartë dhe ka paralajmëruar Milanin se nuk janë të vetmit të interesuar për mesfushorin e talentuar zviceran, ndërkohë që kapiteni i klubit Hans Vanaken i ka kujtuar Rossonerëve se duhet të paguajnë 40 milionë euro, ose të harrojnë transferimin.

Milani ka arritur marrëveshje personale me Jasharin, por deri më tani, të gjitha ofertat që kanë mbërritur në drejtim të belgëve janë refuzuar kategorikisht. Brugge kërkon një shifër të qartë: 40 milionë euro, dhe nuk ka ndërmend të lëshojë pe.

Pas fitores 2-1 të Club Brugge ndaj Union Saint-Gilloise në Superkupën e Belgjikës, trajneri Hayen deklaroi:

“Situata është shumë e qartë. Ai duhet të rikthehet në stërvitje të hënën. Në futboll, gjërat mund të komplikohen shumë shpejt. Kjo është një situatë komplekse, por unë kam besim te klubi që do ta menaxhojë siç duhet. Do të shohim si do të përfundojë.”

(Kosova Sot Online)