Lojtari i Man Utd lëshon një deklaratë

  • A.P /
  • 23 July 2025 - 10:35
Lojtari i Man Utd lëshon një deklaratë

Një lojtar i ekipit të parë që nuk udhëtoi me skuadrën 32-anëtarëshe të Manchester United për turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara, ka lëshuar një deklaratë publike për të sqaruar mungesën e tij.

Manchester United do të përballet me West Ham, Bournemouth dhe Evertonin në turneun Premier League Summer Series, që zhvillohet nga 26 korriku deri më 3 gusht, në tri stadiume të ndryshme: MetLife Stadium (New Jersey), Soldier Field (Chicago) dhe Mercedes-Benz Stadium (Atlanta).

Trajneri i ri Ruben Amorim ka përfshirë në listë afrimet e reja të verës: Matheus Cunha, Diego Leon dhe Bryan Mbeumo, ndërsa Joshua Zirkzee është rikthyer në skuadër pas një dëmtimi.

Gjithashtu janë thirrur edhe disa të rinj nga akademia si: Jack Fletcher, Sekou Kone, Toby Collyer, Reece Munro dhe Tyler Fredricson, si dhe sulmuesi shumë i vlerësuar Chido Obi, i cili u paraqit të shtunën ndaj Leeds United.

Ndërkohë, Harry Maguire do të mungojë në ditën e parë të udhëtimit për arsye personale. Megjithatë, ai konfirmoi se do të bashkohet me skuadrën të mërkurën më 23 korrik.

(Kosova Sot Online)