Juventusi ia vazhdon kontratën Gattit

  • A.P /
  • 24 July 2025 - 10:26
Juventusi ia vazhdon kontratën Gattit

Juventus ka konfirmuar zyrtarisht se mbrojtësi italian Federico Gatti ka rinovuar kontratën e tij me klubin, duke qëndruar në Torino deri në vitin 2030.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të klubit, “Zonja e Vjetër” vlerësoi cilësitë e Gattit: “Cilësitë e tij, të kombinuara me vendosmërinë dhe aftësitë e padiskutueshme mbrojtëse, e kanë kthyer atë, ndeshje pas ndeshjeje, në një pikë referimi për të gjithë.”

Që nga transferimi i tij nga Frosinone në vitin 2022, Gatti është bërë pjesë e rëndësishme e strukturës së Juventusit. Edhe pse në sezonin e parë 2022-23 luajti vetëm gjysmën e ndeshjeve të Serie A, ai më pas realizoi 36 dhe 46 paraqitje në të gjitha garat në dy sezonet e fundit.

(Kosova Sot Online)