
Serbia gjobitet nga FIFA

Federata Serbe e Futbollit është gjobitur nga FIFA me 50 mijë franga pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kundër Andorrës, e zhvilluar në stadiumin e Leskovcit.
Përveç gjobës, organi më i lartë i futbollit ka urdhëruar mbylljen e një pjese të stadiumit, plot 8.100 vende për përballjen e ardhshme ndaj Anglisë.
Sipas vendimit zyrtar, nëse incidentet nuk ndalen, penalizime të ngjashme mund të aplikohen edhe në sfidën e ardhshme ndaj Shqipërisë.
Kjo nënkupton se dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd mund të zhvillohet me një numër të kufizuar tifozësh ose edhe me tribunat plotësisht të boshatisura.
(Kosova Sot Online)