Ja pse tifozët e Besiktasit fishkëllyen Rashicën

  • A.P /
  • 26 July 2025 - 17:06
Ja pse tifozët e Besiktasit fishkëllyen Rashicën

Milot Rashica nuk po kalon ditë të mira në Turqi.

Paraqitja e tij e fundit në humbjen 2:4 të Besiktasit nga Shakhtar Donetsk në kompetecionin e Ligës së Evropës u fishkëllua nga tifozët turq, të cilët ende po e kritikojnë në rrjetet sociale.

Reprezentuesi kosovar ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 60-të pas një paraqitjeje jo të mirë.

Pas këtyre veprimeve të tifozëve, mediat turke raportojnë se Rashica është duke e shqyrtuar seriozisht largimin nga Besiktasi.


(Kosova Sot Online)