Pse rinovimi i Donnarumma ka ngecur!

  • A.P /
  • 28 July 2025 - 09:45
Pse rinovimi i Donnarumma ka ngecur!

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma mbetet në pikëpyetje. Portieri që për shumëkënd ka qenë më i miri në botë gjatë sezonit të fundit, ende nuk ka arritur një marrëveshje me PSG për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2026.

Dhe klubi francez e di mirë çfarë rrezikon, aq sa, sipas asaj që raporton “LÉquipe”, është kujdesur të ndërmarrë hapa konkretë për ta zëvendësuar, nëse do të jetë e nevojshme, me Lucas Chevalier.

Bëhet fjalë për një talent të lindur në vitin 2001, që vjen pas një sezoni shumë të mirë me fanellën e Lille. Sipas të njëjtit burim, PSG është gati të ofrojë rreth 40 milionë euro, shifër që mund t’i bindë drejtuesit e Lille për ta lënë të lirë portierin.

Jo vetëm kaq. Sipas të përditshmes franceze, Luis Enrique e ka kontaktuar personalisht lojtarin për t’i prezantuar projektin teknik të PSG-së, duke marrë përgjigje pozitive. Madje, një marrëveshje paraprake kontraktuale mësohet se është arritur tashmë, sinjal i qartë se operacioni ka marrë rrugë.

PSG, i djegur nga rasti Mbappé, nuk dëshiron të përsërisë të njëjtën gabim dhe po vepron me kohë për të shmangur tronditjet gjatë sezonit ose, edhe më keq, ta humbasë Donnarummën me parametër zero.

Një zgjedhje që lidhet ngushtë edhe me kombëtaren italiane. Trajneri Gennaro Gattuso po e ndjek me interes zhvillimin e kësaj çështjeje për të kuptuar nga cili projekt do të nisë sërish kapiteni i Italisë. 

(Kosova Sot Online)