
Eto’o kujton zbarkimin tek Interi

Më 27 korrik, 16 vite më parë, Massimo Moratti darkordësoi me Joan Laporta një nga shkëmbimet më të bujshme në historinë e futbollit: Samuel Eto’o tek Interi dhe Zlatan Ibrahimovic te Barcelona, me një pagesë shtesë prej 50 milionë eurosh në favor të zikaltërve.
“Ishte goditja ime më e bujshme, edhe më shumë se ajo e Ronaldos”, do të deklaronte më vonë ish-presidenti i Interit. Tani, pas gjithë këtyre viteve, vetë Eto’o e ka përkujtuar atë ditë në rrjetet sociale, duke e quajtur: “Marrëveshja më e bukur në historinë e futbollit”, duke bërë “tag” në postim Interin, Barcelonën dhe… Zlatan Ibrahimovic.
Një detaj ironik; Ndërsa Ibra kishte shkuar te Guardiola për të fituar Champions-in, ishte pikërisht Interi që e fitoi trofeun në fjalë atë sezon të paharruar 2009-2010, me Zanettin që ngriti “kupën veshëgjatë” në qiellin e Madridit.
(Kosova Sot Online)