Barcelona merr masa drastike për ndeshjen e ardhshme

  • A.P /
  • 30 July 2025 - 07:56
Barcelona merr masa drastike për ndeshjen e ardhshme

Marcus Rashford ka debutuar për FC Barcelonën në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës japoneze Vissel Kobe, si pjesë e turneut parasezonal të katalanasve në Azi.

Sulmuesi anglez, i cili iu bashkua Barcelonës në huazim njëvjeçar nga Manchester United, u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë por u zëvendësua pas vetëm 33 minutash në fushë, në një fitore 3-1 për katalanasit.

Rashford me minutazh të kufizuar: Flick tregon arsyen

Trajneri Hansi Flick sqaroi menjëherë pas ndeshjes se zëvendësimi i hershëm i Rashford nuk kishte të bënte me performancën, por me menaxhimin e ngarkesës fizike.

“Ai është një javë prapa pjesës tjetër të skuadrës. Nuk ka ushtruar aq shumë me top dhe duam të kujdesemi për të,” – tha Flick.

Probleme teknike me transmetimin e ndeshjes – Barça ndryshon strategji

Mirëpo, lajmi më i madh që doli pas debutimit të Rashford nuk lidhet me atë që ndodhi në fushë, por jashtë saj. Klubi katalanas ka pësuar një sulm kibernetik të përmasave të mëdha, ndërsa përpiqej të transmetonte ndeshjen përmes platformës së saj të paguar, Barça TV+.

Në një deklaratë zyrtare, klubi bëri të ditur:

“Patëm një sulm të përmasave të mëdha nga faqe të ndryshme që tentonin të kapnin sinjalin e drejtpërdrejtë.”


(Kosova Sot Online)