Rooney: Top katërshja tashmë e vështirë për Unitedin
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka pranuar se shanset e Unitedit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve janë të pakta pas humbjes kundër Sunderland.
“Do të jetë e vështirë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, ku kemi katër super skuadra lartë”, tha sulmuesi anglez pas takimit.
Klubi i Van Gaal u befasua si mysafirë i Sunderland, duke humbur me rezultat 2 me 1. Dhe kështu kjo humbje i lë ata në pozitën e pestë me 41 pikë, gjashtë më pak se Manchester City, dhe vetëm një më shumë se vendi i 6-të West Ham.
(Kosova Sot)